GIVICI

NA VIZITONI
in Shqipëri

Përgjigje për Pyetjet

e bëra më shpesh

A mund të bëhem një anëtar i GIVICI?

Po! Mund të plotësosh një kartë anëtarësie për këtë.

Si financohet GIVICI?

Ashtu si dhe kisha të tjera të Krishtera jo-fitimprurëse, GIVICI financohet vetëm nga dhurimet. GIVICI është një Shoqëri dhe mundet gjithashtu të lëshojë fatura për dhurimet. Dhurimet janë vullnetare, nuk ka asnjë pagesë anëtarësie!

A është GIVICI më tepër për fillestarët apo për besimtarët e përparuar?

Të dy! Në GIVICI, çdo person, qoftë ai ateist, i krishterë apo besimtar i një besimi tjetër, mund ta njohë vërtetë Zotin e të rritet në besim në Të. Nëpërmjet ndarjeve të përjetimeve në grup pas predikimit, gjithsecili mund të marrë diçka me vete.

Përse ka vetëm predikime me video?

Predikimi është ndër fushat më të rëndësishme të një kishe, sepse formon mendjen dhe jetën e besimtarit. Ndaj, ne si GIVICI, i kushtojmë tejmase rëndësi një mësimdhënie të shëndetshme, që mbush jetët e njerëzve me gëzim, dashuri dhe besim. Për të ruajtur këtë vlerë, ne e limitojmë veten me predikimet në video. Në mënyrë që ti ta shohësh predikimin në çdo kohë, kudo dhe pa shumë mund. Për më tepër, kur të gjithë dëgjojnë predikimet në video, krijohet unitet mes kishave shtëpiake.

A ka një pastor në kishën shtëpiake?

Jo, por ka një drejtues të kishës shtëpiake që është i mbikqyrur nga afër, i stërvitur dhe përkrahur nga GIVICI.

Çfarë ndodh me fëmijët dhe të rinjtë?

Për të rinjtë ka kisha shtëpiake të ndara, si dhe një kishë të vogël për fëmijët, paralelisht me shërbesën e adhurimit të të rriturve, në dhomën e fëmijëve. Kjo gjë është ende në rritje, por mund të flasësh me drejtuesin e kishës tënde shtëpiake nëse do të ndërtosh diçka.

Çfarë është GIVICI?

GIVICI do të thotë “Kisha Botërore në Video”. GIVICI është një kishë për të gjithë, në çdo kohë, në çdo vend. Çdo javë, GIVICI të ofron një predikim me video që ti mund të shikosh në kanalet tona për të rinjtë, fëmijët dhe të rriturit, në YouTube. Videot do të të ndihmojnë në rritjen tënde në Perëndinë dhe të jetosh një jetë të përmbushur bashkë me Të.

Gjithashtu mund të vizitosh një kishë shtëpiake GIVICI, e cila ka një koncept të pa luajtur në të bërit të shërbesës çdo javë. Në shërbesë ne këndojmë, shikojmë predikimin me video, flasim për të në grupe të vogla, lutemi dha hamë së bashku. Ti do të përjetosh një eksperiencë të fortë shpirtërore këtu në kishën shtëpiake. Një shtëpi prej vërteti. Akoma nuk ka një kishë shtëpiake në qytetin tënd? Atëherë nise ti një – është e thjeshtë sepse ne ju trajnojmë dhe ju pajisim me një koncept tashmë të gatshëm me anë të videove!

Cili është ndryshimi nga kishat e tjera?
  • Shërbesa zhvillohet në dhomën e ndenjes, në një ambient familjar.
  • Predikimet nuk janë të mërzitshme apo shumë teorike, por praktike.
  • Predikimet jo vetëm dëgjohen, por gjithashtu diskutohen dhe përshtaten në jetën e përditshme.
  • GIVICI nuk ka nevojë as për ndërtesa të mëdha, e as për pastorë me kohë të plotë.
Përse u themelua GIVICI? A nuk ka mjaftueshëm kisha?

Sepse GIVICI nuk do të presë derisa njerëzit të vijnë në kishë, por GIVICI është një kishë që shkon tek njerëzit dhe i mbledh aty ku ata jetojnë.

Cili është vizioni i GIVICI?

Mateu 28:19-20

Shkoni, pra, dhe bëni dishepuj nga të gjithë popujt duke i pagëzuar në emër të Atit e të Birit e të Frymës së Shenjtë, dhe duke i mësuar të zbatojnë të gjitha gjërat që unë ju kam urdhëruar. Dhe ja, unë jam me ju gjithë ditët, deri në mbarim të botës.

Ne ëndërrojmë, punojmë e jetojmë për këtë gjë:

Çdo njeri në botë, duhet të njohë Jezusin nëpërmjet shërbesave tona me video, si dhe të gjejë një shtëpi frymërore në një kishë shtëpiake, ku të mund të forcojë besimin e tij dhe të bëhet një dritë për Jezusin në këtë botë. Kjo do të thotë që në të ardhmen, ne do të kemi video-shërbesa në çdo gjuhë, e do të themelojmë së paku nga një Kishë Shtëpiake GIVICI në çdo vend të botës. Një vizion i madh – a je me ne?

Kontakti juaj për ne

Nëse keni ende pyetje, ju lutemi na kontaktoni