GIVICI

NA VIZITONI
in Shqipëri

Përgjigje për Pyetjet

e bëra më shpesh

Cila është teologjia e GIVICI?

Teologjia jonë është e thjeshtë:

  • Perëndia është krijuesi i Qiellit dhe tokës.
  • Jezus Krishti është Biri i Perëndisë dhe Shpëtimtari i njerëzimit.
  • Çdo njeri është mëkatar dhe ka nevojë të shpëtohet nëpërmjet Jezusit.
  • Duke besuar në Jezusin, ju merrni Frymën ë Shenjtë që banon në ju.
  • Fryma e Shenjtë ju jep ju dhuntitë frymërore, me të cilat mund të ndërtoni vëllazërinë e Krishterë.
  • Si një i Krishterë, ti je pjesë e një kishe, një komuniteti me të Krishterë me të cilët ndan jetën tënde.
  • Bibla është fjala e Zotit, dhe themeli i një jete të Krishterë.
  • Zoti do që gjithkush të bëhet fëmija dhe ndjekësi i Tij. Ja përse ne e shohim si një detyrë tonën të japim lajmin e mirë në çdo kohë.

Duaje Zotin dhe duaj të afërmin tënd porsi vetveten. Kështu ne kemi të njëjtin besim si dhe Kisha Protestante!

A është kisha shtëpiake mjaftueshëm për një të krishterë? A nuk mungon diçka?

Te Veprat 2:42 është shkruar se si kishat e para festonin shërbesën e tyre hyjnore:

Ata ishin ngulmues në zbatimin e mësimit të apostujve, në bashkësi, në thyerjen e bukës dhe në lutje.

Pra, ato ishin të gjitha kisha shtëpiake gjithashtu! Ndaj, kisha nuk ka nevojë për më shumë se sa pikat e mëposhtme:

Mësimdhënie (predikim), bashkësi, lutje dhe Darkën e Zotit.

A mund të kem unë kujdes e ndjekje pastorale në GIVICI?

PO. Këtu mund të pyesësh drejtuesin e kishës shtëpiake apo përgjegjësin. Këtu ne kemi trajnuar pastorë që të mund t’ju shoqërojnë edhe nëpërmjet telefonit apo Skype.

A mund të pagëzohem tek GIVICI?

PO! Për këtë mund të pyesësh drejtuesin tënd të kishës shtëpiake apo direkt zyrat tona qendrore:

info@givici.de

Si mund të gjej një kishë shtëpiake GIVICI?

Ti mund të shikosh në hartën tonë të kishave shtëpiake nëse ndonjëra ndodhet afër teje. Ose mund t’i shkruash zyrave tona qendrore e të na pyesësh drejtpërdrejtë:

info@givici.de

Cilat janë avantazhet e tua nëse i përket GIVICI?
  • Ti ke një kishë në shtëpinë tënde.
  • Ti ke një familje frymërore me të cilën ndan jetën tënde.
  • Ti ke predikime që mund të dëgjosh në çdo kohë, që të ndihmojnë në fushat më të rëndësishme të jetës.
  • Kisha Shtëpiake GIVICI nuk të mbush me takime, por të jep mundësinë që një herë në javë të karikosh bateritë e tua shpirtërisht dhe emocionalisht, si dhe të takosh miq.
  • Më pak biseda boshe, më pak anonimat, më pak teori!
Kush e menaxhon GIVICI?

Në zyrat qendrore të GIVICI ne kemi një grup menaxhimi. Për momentin i përbërë nga:

  1. Jeremia Zimmerer për Kishat shtëpiake
  2. Lisa Stowasser për Departamentin e Video dhe Design
  3. Diana Blechert-Buchner për Departamentin e Marketingut
  4. Inga Haase për menaxhimin e përgjithshëm
A ka takime të përgjithshme në GIVICI?

Po, në LETRA për drejtuesit e kishave shtëpiake si dhe kampi veror GIVICI. Për më tepër, kishat shtëpiake të një rajoni, organizojnë së bashku shërbesat festive (Krishtlindjen, Pashkën, etj.).

Si të themelosh një kishë shtëpiake?

Është mirë që fillimisht të bëjmë testin e dhuntive, në mënyrë që ne të kemi mundësi të vlerësojmë pikat e tua të forta. Më tej ne do të të kontaktojmë, dhe do të bisedojmë me ty mbi çdo gjë tjetër! Në vijim do të kesh një trajner që do të të tregojë hapat e parë, do të sigurojë për ty të gjithë materialet e domosdoshme e dokumentet kontraktore, si dhe do të të mbështesë plotësisht në shërbesat e para, duke vazhduar të jetë krah teje dhe më pas. Hidhi një sy faqeve të kishave shtëpiake ekzistuese, dhe lëre veten të frymëzohesh!

Tërësisht organizative:

Ti gjen një punëtor, ose mbledh një grup të vogël. Mendo një plan bazë: Si do që ta organizosh kishën shtëpiake? Ku dhe kur do duhet të zhvillohen takimet e tua? Kë po përpiqesh të arrish? Kishat tona shtëpiake nuk duhet të jenë një klub i vogël privat i mbyllur, por ne duam të frymëzojmë njerëzit mbi Jezus Krishtin! ????

Si mund të punoj me GIVICI?

Ti mund të përfshihesh në kishat shtëpiake ose në zyrat qendrore:

Detyrat në kishën shtëpiake:

  • drejtim
  • shërbim i darkës se Zotit
  • mikpritje
  • gatim
  • kujdes pastoral për pjesëmarrësit
  • media sociale
  • planifikim i veprimeve
  • reklamim
  • adhurimi dhe muzika
  • shërbesa e lutjeve
  • vizita në shtëpi
  • kujdes për fëmijët

Qendrore

  • xhirim i videove
  • editim i videove
  • media sociale
  • marketing
  • organizim aktivitetesh
  • kujdes pastoral
  • organizim
  • ndihmë në zyrë
  • kujdes mbi kishat shtëpiake

Nëse ke dëshirë të na mbështesësh, të lutem na kontakto tek info@givici.de

Kontakti juaj për ne

Nëse keni ende pyetje, ju lutemi na kontaktoni