Mirësevjen në
GIVICI.

GIVICI do të thotë Global Video Church
Kishë për këdo. Kurdo. Kudo.

Pyetje dhe përgjigje
Çfarë është GIVICI?

GIVICI do të thotë “Kisha Botërore në Video”. GIVICI është një kishë për të gjithë, në çdo kohë, në çdo vend. Çdo javë, GIVICI të ofron një predikim me video që ti mund të shikosh në kanalet tona për të rinjtë, fëmijët dhe të rriturit, në YouTube. Videot do të të ndihmojnë në rritjen tënde në Perëndinë dhe të jetosh një jetë të përmbushur bashkë me Të.

Gjithashtu mund të vizitosh një kishë shtëpiake GIVICI, e cila ka një koncept të pa luajtur në të bërit të shërbesës çdo javë. Në shërbesë ne këndojmë, shikojmë predikimin me video, flasim për të në grupe të vogla, lutemi dha hamë së bashku. Ti do të përjetosh një eksperiencë të fortë shpirtërore këtu në kishën shtëpiake. Një shtëpi prej vërteti. Akoma nuk ka një kishë shtëpiake në qytetin tënd? Atëherë nise ti një – është e thjeshtë sepse ne ju trajnojmë dhe ju pajisim me një koncept tashmë të gatshëm me anë të videove!

Cili është ndryshimi nga kishat e tjera?
  • Shërbesa zhvillohet në dhomën e ndenjes, në një ambient familjar.
  • Predikimet nuk janë të mërzitshme apo shumë teorike, por praktike.
  • Predikimet jo vetëm dëgjohen, por gjithashtu diskutohen dhe përshtaten në jetën e përditshme.
  • GIVICI nuk ka nevojë as për ndërtesa të mëdha, e as për pastorë me kohë të plotë.
Përse u themelua GIVICI? A nuk ka mjaftueshëm kisha?

Sepse GIVICI nuk do të presë derisa njerëzit të vijnë në kishë, por GIVICI është një kishë që shkon tek njerëzit dhe i mbledh aty ku ata jetojnë.

Cili është vizioni i GIVICI?

Mateu 28:19-20

Shkoni, pra, dhe bëni dishepuj nga të gjithë popujt duke i pagëzuar në emër të Atit e të Birit e të Frymës së Shenjtë, dhe duke i mësuar të zbatojnë të gjitha gjërat që unë ju kam urdhëruar. Dhe ja, unë jam me ju gjithë ditët, deri në mbarim të botës.

Ne ëndërrojmë, punojmë e jetojmë për këtë gjë:

Çdo njeri në botë, duhet të njohë Jezusin nëpërmjet shërbesave tona me video, si dhe të gjejë një shtëpi frymërore në një kishë shtëpiake, ku të mund të forcojë besimin e tij dhe të bëhet një dritë për Jezusin në këtë botë. Kjo do të thotë që në të ardhmen, ne do të kemi video-shërbesa në çdo gjuhë, e do të themelojmë së paku nga një Kishë Shtëpiake GIVICI në çdo vend të botës. Një vizion i madh – a je me ne?

Cili është koncepti i kishës shtëpiake?
  • Përshëndetja me një TOP-FLOP-ROUND (gjithsecili shpjegon shkurt si ishte java e kaluar)
  • Këndim / Adhurim
  • Predikimi në video
  • Ndarje përjetimesh mbi videon
  • Lutje për njëri-tjetrin
  • Darka e fundit
  • Ati Ynë
GIVICI KANALI VIDEO NË YOUTUBE

Ne duam të mbjellim kisha në të gjithë botën, për t’i treguar çdo kujt një rrugë drejt Zotit, qoftë nga shtëpia apo në një nga kishat tona GIVICI. Nëpërmjet videove tona, ne duam të bëhemi një pikë “karburanti“ për furnizim në jetën tënde dhe duam t’i tregojmë të gjithë botës sa e mrekullueshme është të jetosh me Zotin. Bashkohu me ne!

The request cannot be completed because you have exceeded your quota.
Cannot access channel ID, this is feed - https://www.googleapis.com/youtube/v3/search?q=UC0DnV3LkIt7ud9yNFMo6JKQ&key=AIzaSyDfDDHWTqJ6iOcASL3wLcpTvPWjmC-NnVk&type=channel&part=snippet
The request cannot be completed because you have exceeded your quota.
No videos to be found - https://www.googleapis.com/youtube/v3/channels?key=AIzaSyDfDDHWTqJ6iOcASL3wLcpTvPWjmC-NnVk&id=UC0DnV3LkIt7ud9yNFMo6JKQ&part=snippet&maxResults=10
givici-ebook-en-3
7 Arsye përse ti duhet të themelosh një kishë shtëpiake GIVICI:

  • Ti rritesh në besim dhe në personalitetin tënd.
  • Ti merr një trajnim intensiv për personalitetin tënd.
  • Ti do të kesh një rreth të fortë, frymëzues shokësh që do të jenë përkrah teje në çdo situatë.
  • Kisha është argëtuese, e në të njëjtën kohë jo larg jetës së përditshme
  • Ti mund të ftosh miq, kolegë, komshinj.
  • Shtëpia jote kthehet në një vend adhurimi.
  • Ti le diçka në këtë botë, që zgjat përgjithnjë.

Dëshmi

GIVICI kishat shtëpiake

Çfarë thonë pjesëmarrësit tanë për kishat shtëpiake GIVICI?

Kontakti juaj për ne

Kontakti juaj për ne

givici-icon-55

Shqipëri

givici-icon-55

+49(0)67212019381

givici-icon-55

community@givici.net
https://givici.al

Nëse keni ende pyetje, ju lutemi na kontaktoni